Incident para derbit të kryeqytetit, tifozët e Partizanit ndalojnë autobusin e Tiranës dhe hedhin sende

Sport

Incident para derbit të kryeqytetit, tifozët e Partizanit

Pas pak minutash luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Teksa autobusi i bardhebluve po afrohej drejt stadiumit të “Air Albania”, ka ndodhur një incident që i prish hijeshinë supersfidës së kryeqytetit.

Tifozët e Partizanit ia kanë dalë të ndalojnë autobusin e kundërshtarëve, ku nuk kanë munguar hedhjet e sendeve të forta.

Edhe pse prezentë gjatë rrugëtimit ishin forcat e policisë, kjo nuk pengoi aspak lojtarin e 12-të të të kuqve.

ME TE LEXUARAT