I dha fitoren Botosanit, mesfushori shqiptar në formacionin e javës në Rumani

Sport

I dha fitoren Botosanit, mesfushori shqiptar në formacionin e javës

Enriko Papa në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Ligës së Parë në Rumani.

Sulmuesi 28-vjeçar u rreshtua mes më të spikaturve të këtij raundi, pasi rezultoi vendimtar në fitoren 1-0 të Botosanit përballë Sepsi Sf. Gheorghe.

Para e shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 41-të, pas një asisti të zgjuar të Mailat. Në fakt, edhe kontrolli i topit nga sulmuesi shqiptar ishte perfekt.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Futbollisti shqiptar është aktivizuar në 19 ndeshje në total në elitën e futbollit rumun këtë sezon, duke e çuar në dy numrin e golave të shënuar. Ai ka realizuar edhe në sfidën e fituar 1-2 në fushën e Universitateas së Craiovas që në muajin gusht.

ME TE LEXUARAT