Humbja me Izraelin, e ardhmja e trajnerit Edy Reja në udhëkryq

Sport

Humbja me Izraelin, e ardhmja e trajnerit Edy Reja në udhëkryq

Edy Reja është në përfundim të kontratës me Shqipërinë dhe FSHF duhet të marrë një vendim për të ardhmen e italianit. Humbja me Izraelin dhe rezultatet në Nations League bëjnë që tekniku të jetë në udhëkryq.

Sigurisht do të merret një vendim i pjekur, pasi në FSHF bëhet një bilanc edhe sa i takon aspektit financiar dhe mundësisë për të marrë një tjetër trajner të huaj që mund ta ngrijë nivelin e kombëtares sonë.

Para ndeshjes me Izraelin, presidenti Armand Duka i la të hapura të gjitha mundësitë, duke deklaruar në Supersport:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Pa dyshim që do të diskutojmë me trajnerin. Trajneri i Kombëtares, siç e kam thënë, ka bërë një punë shumë të mirë dhe vazhdon ta bëjë atë dhe nëse do të duhet të vazhdojmë në të ardhmen pa dyshim që do të jetë diskutim konsensual mes meje dhe trajnerit"

Nuk do të ketë një divorc të sforcuar, pavarësisht nga rezultatet. Dhe kjo nuk do të thotë se vërtetë do të ketë një ndarje. Nëse do të jetë dëshira e tij për të vazhduar dhe nëse e sheh se mund ta ndihmojë ende kombëtaren, pse jo. 

ME TE LEXUARAT