Humbja me Italinë, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, jo me rezultatin!
Trajneri i Kombetares Sylvinho ka thene se eshte i kenaqur me paraqitjen e Shqiperise ne ndeshjen me Italine, por ka shtuar se eshte i pakenaqur me rezultatin.
Ai theksoi se 25 minutat e para te ndeshjes ishin shume te veshtira per kombetaren.
Sipas teknikut brazilian, ekipi yne qendroi ne loje deri ne minuten e 94 duke synuar barazimin megjithese Italia arriti ta fitoje ndeshjen.
Sipas Sylvinhos rezultati eshte pasoje e shume faktoreve qe kane te bejne edhe me presionin qe skuadra te medha bejne ndaj ekipeve.
Trajneri Sylvinho falenderoi tifozerine e cila sipas tij, ishte e shumte ne numer duke bere nje paraqitje madheshtore ne stadium.