Humbi me Shqipërinë, Polonia shkarkon trajnerin Santos
Trajneri portugez Fernando Santos është shkarkuar të mërkurën e 13 shtatorit nga kombëtarja e Polonisë.
Santos ishte trajner i kombëtares polake që nga janari i vitit 2023. Ai e drejtoi atë në gjashtë takime.
Rekordi i tij është tre fitore (1-0 ndaj Shqipërisë, 1-0 ndaj Gjermanisë, 2-0 ndaj Ishujve Faroe) dhe tri humbje (1-3 ndaj Çekisë, 2-3 ndaj Moldavisë dhe 0-2 ndaj Shqipërisë).
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pikërisht, kjo e fundit rezultoi fatale për menaxherin portugez, pasi golat e Asanit dhe Dakut e ndeshkuan perfundimisht trajnerin e kombetares polake.