Greqia në avantazh ndaj Kosovës, tifozët hyjnë në fushë, ndërpritet ndeshja

Sport

Greqia në avantazh ndaj Kosovës, tifozët hyjnë në

Greqia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, ndërsa ndeshja është ndërprerë për disa minuta pasi tifozë grekë janë futur në fushë.

Ka qenë minuta e 71-të kur grekët kaluan në epërsi përmes një gjuajtje me kokë nga Giakoumakis.

Pas golit ndeshja është ndëprerë, meqë tifozë grekë janë futur në fushë. Ndeshja ka filluar vetëm pas disa konsultimeve të arbitrit me të dy ekipet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

FORMaCIONET

Te Kosova janë kthyer Muric e Aliti, të cilët ishin të ndëshkuar nga ndeshja e parë, por ka mungesa të tjera, më e madhja ajo e Zhegrovës. 

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2 bë “Fadil Vokrri”. Ndërsa në dy ndeshjet tjera, “Dardanët” e mposhtën Qipron ndërsa u mposhtën pikërisht nga Greqia.

Formacioni: Greqia 

Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Bakasetas, Siopis; Chatzigiovanis, Pavlidis, Masouras.

Formacioni: Kosova

Muric, Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Rrudhani, Berisha, Rashica, Muslija, Bytyqi, Muriqi

ME TE LEXUARAT