Granit Xhaka: Gjermania? Nuk jemi këtu për të edukuar

Sport

Granit Xhaka: Gjermania? Nuk jemi këtu për të edukuar

“Nuk i kam parë fotot e kombëtares gjermane, kam dëgjuar për të. Është një gjest që ata vendosën dhe nuk mendoj se duhet të bëjmë gjë si ekip.

Duhet të respektojmë rregullat dhe të fokusohemi te futbolli. Kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj”.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka i është përgjigjur vetëm me këto fjalë në konferencën për shtyp pyetjeve të shumta të ngritura për rastin e skuadrës gjermane, lojtarët e së cilës mbuluan gojën në foton zyrtare para ndeshjes kundër Japonisë për të protestuar kundër ndalimit të vendosjes së shiritit "One Love".

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Edhe pse Zvicra është një nga shtatë kombëtaret që donte të shfaqte shiritin që simbolizonte luftën kundër homofobisë, lojtari i Arsenalit përfundoi duke përsëritur: “Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe jo për të edukuar askënd”.

Një zyrtar i Federatës Zvicerane të Futbollit kishte siguruar më parë se Xhaka "do të kishte dashur"  të mbante shiritin "One Love", por në vend të kësaj do të mbajë atë të ofruar nga FIFA me një mesazh antiracist, "një mesazh pozitiv që është shenjë e vlerave tona”.

ME TE LEXUARAT