Goli më i shpejtë në historinë e Europianit nuk i mjafton Shqipërisë, kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
Është mbyllur 2-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ishin kuqezinjtë të cilët befasuan në sekondën e 24-ërt duke shënuar me anë të Nedim Barjamit.
Një gol i cili ju dha zemër kuqezinjve, por ka zgjatur vetëm pak minuta gëzimi, pasi në minutën e 11-të ka barazuar Bastoni, ndërsa 5 minuta më pas Barella ka përmbysur rezultatin.
Duhet theksuar se Italia është ndalur në një tjetër rast nga shtylla dhe një herë tjetër nga Strakosha.
Shqipëria ka bërë shumë [ak në fazën sulmuese aps shënimit të golit.
Shqipëria 1-2 Italia
BAJRAMI SHENOI NE NISJE POR Italia ka arritur te permbyse rezultatin duke shenuar dy gola ndaj Shqiperise.
17′ GOL ITALIA 2-1/ Barella lëshon një gjuajtje nga distasnca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)
16′ Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin.
11′ GOL ITALIA 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë
1′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman.
Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në ndeshjen e orës 21.00.