Goditi me shuplakë vajzat e volejbollit, FSHV largon nga sporti trajnerin e Skënderbeut

Sport

Goditi me shuplakë vajzat e volejbollit, FSHV largon nga sporti trajnerin e

Një ngjarje shumë e rëndë, e shëmtuar erdhi nga volejbolli i femrave. Në sfidën mes vajzave U-18, ndërmjet Skënderbeut dhe Dinamos, trajneri i korçareve, Romeo Xeka, ka kërkuar pushim, duke i udhëzuar vajzat e tij se si të luajnë më mirë. Sikurse duket në pamje, mjaft i tensionuar, ai ka goditur me shuplakë në fytyrë dy prej prej volejbollisteve të Skënderbeut. Përtej çdo rrethane dhe momenti, ky veprim i trajnerit, për më tepër ndaj dy vajzave, është shumë i rëndë, i papranueshëm.

Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv reagoi ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley përgjatë pushimeve të lojës nga trajneri i tyre Z. Romeo Xega, i cili ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Komiteti Ekzekutiv vendosi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

– Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.
Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.
FSHV

 

 

ME TE LEXUARAT