Gjyqtari I njohur i La Ligas do të drejtojë ndeshjen Shqipëri-Poloni!
Kombëtarja shqiptare mori një pikë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Çekisë. Nuk ka kohë për të humbur dhe Sylvinho do të duhet të mendojë menjëherë për një tjetër “finale” në këto kualifikuese.
Ditën e dielë në orën 20:45 në “Air Albanian” e mbushur full do të presim Poloninë. Një duel që do të vendosë shumë mbi fatet e kombëtares tonë në europianin e Gjermanisë. Niveli i kësaj ndeshje është i lartë, me ekipet që do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët.
Për një përballje të tillë UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi. 90-minutat e “Air Albanias” i janë besuar një spanjolli. Jose Maria Sanchez do të jetë kryesorë, i cili do të ndihmohet nga Raul Cabanero dhe Inigo Prieto. Arbitër i katërt do të jetë Guillermo Cuadra, ndërsa VAR-i i ëhstë besuar Carlos del Cerro Grande, ndërkohë në avar do të jetë Cesat Soto Grado.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jose Maria Sanchez është një gjyqtar i njohur në La Liga, ndërsa ka gjykuar edhe në sfidat europiane si Champions League, Europa League dhe Conference League.