Gjesti heroik, piloti i Mercedes, lë garën për të ndihmuar kundërshtarin pas përplasjes në Formula 1
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Formula 1.
Në startin e Çmimit të Madh të Britanisë dy pilotët, Rusell dhe Guany Joe u përfshinë në një përplasje kaotike.
Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndalur disa metra më larg e përmbysur.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen.
Piloti i Mercedes, George Rusell u shqetësua menjëherë për Zhou dhe pamjet treguan se doli nga makina dhe iu drejtua menjëherë pilotit tjetër i cili ndodhej i bllokuar pas aksidentit hoqi automjetin e tij dhe i drejtohej shokut të tij, i cili ishte bllokuar.
Për fatin e mirë, raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe u transportua drejt spitalit për të kryer disa kontrolle.