Gjermania mposht thellë Italinë 5-2

Sport

Gjermania mposht thellë Italinë 5-2

Gjermania ka mundur 5-2 Italinë në Nations League, duke fituar për herë të parë (përjashto miqësoret) një ndeshje ndaj “axurrëve”.

Në 10 përballjet e mëparshme mes tyre në ndeshje zyrtare, Italia kishte fituar 4 herë, ndërsa 6 ndeshjet e tjera kishin përfunduar barazim në 90 minutat e lojës.

Golat për Gjermaninë u shënuan nga Kimmich, Gundogan, Muller dhe Werner (2), ndërkohë që për Italinë shkurtuan diferencat Gnonto dhe Bastoni.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Italia pëson 5 apo më shumë gola për herë të parë që nga viti i largët 1957, kur Jugosllavia e mundi 6-1 në Kupën Ndërkombëtare të Evropës Qendrore.

Ndërkohë, Wilfried Gnonto është bërë lojtari më i ri në moshë që ka shënuar një gol me Italinë.

Sulmuesi është vetëm 18 vjeç e 222 ditë, ndërkohë që rekordi i mëparshëm mbahej nga Bruno Nicole, i cili në vitin 1958 shënoi kundër Francës, kur ishte 18 vjeç e 259 ditë./a2 cnn

ME TE LEXUARAT