Gazetari i njohur polak: Jo vetëm që na mundi, por tifozët tanë po bëjnë tatuazh Shqipërinë

Sport

Gazetari i njohur polak: Jo vetëm që na mundi, por tifozët

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, tregoi një histori të veçantë me një tifoz të Polonisë. Ky i fundit i tregoi Asanit se e kishte bërë tatuazh në trup dhe se e pëlqente shumë si lojtar.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur në Poloni, Piotr Kozminski në Twitter.

“Dëgjova se Jasir Asani, autori i golit kundër Polonisë, pranoi në një bisedë me Klaudio Ndreca se pas asaj ndeshje kishte një mesazh të çuditshëm nga Polonia.

Mirë pra, një tifoz i Polonisë e kishte bërë tatuazh. Shqipëria jo vetëm që fitoi, por tifozët tanë po bëjnë tatuazh Shqipërinë dhe jo Poloninë”, shkruan Kozminski.

 

ME TE LEXUARAT