Futbollisti i PSG-së infektohet me Covid-19, rrezikohet ndeshja me Barcelonën

Sport

Futbollisti i PSG-së infektohet me Covid-19, rrezikohet ndeshja me

Moise Kean ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Lajmin e njofton klubi i PSG, që tregon se sulmuesi është izoluar në shtëpinë e tij. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Infektimi i tij u zbulua në testet e kryera para ndeshjes me Bordeaux në Ligue 1, në të cilën italiani nuk mund të jetë në dispozicion. Infektimi i sulmuesit vjen një javë para ndeshjes me Barcelonën, teksa në atë sfidë nuk do jetë as Neymar.

NJOFTIMI: Moise Kean doli pozitiv në testin PCR Sars-Cov2 këtë mëngjes. Ai qëndroi në Paris dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Bordeaux. Prandaj ai do të respektojë izolimin dhe do i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor.

ME TE LEXUARAT