Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare lojtari argjentinas

Sport

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare

Lojtari 21-vjeçar i Atletico Tucuman, Fabrizio Navarro, ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Të gjitha mediat argjentinase tregojnë se Navarro ka mbaruar stërvitjen e më pas është nisur për në shtëpi. Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.

Navarro pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën. Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Klubi ka përshëndetur për herë të fundit lojtarin e tyre me një mesazh në rrjetet sociale.

“Atletico Tucuman njofton me trishtim vdekjen e Fabrizio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështir.

ME TE LEXUARAT