Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Lushnjës
Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin e Lushnjës dhe atë shqiptar, me ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit të njohur Kapllan Pepa në moshën 73-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij dhe vetë klubi i Lushnjës me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Lamtumirë Kapllan Pepa! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteve ‘70…
Kapllani ka pasur dhe një kontribut shumë të madh në rritjen e talenteve të qytetit, sidomos në vitet 2000 kur Lushnja ishte e Superiores! Ngushëllime për të gjithë botën e futbollit, për familjarët dhe të afërmit… Prehu në paqe legjendë!”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Përveç Traktorit të Lushnjës, Pepa ka luajtur dhe me Luftëtarin e Naftëtarin.