FOTO/ Zhduket futbollisti i njohur, makina e tij gjendet e shkatërruar
Sulmuesi i Colon Santa Fe, Brian Fernandez është zhdukur për më shumë se një javë dhe makina e tij është gjetur e shkatërruar.
Siç shihet edhe në fotot makinës së tij i janë thyer xhamat, ndërsa mungonin rrotat.
28-vjeçari ishte lënë jashtë skuadrës javën e kaluar, me trajnerin që e ndëshkoi për mungesën në stërvitje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fernandez nënshkroi për Colon në janar 2020, por një sërë problemesh duke përfshirë përdorimin e drogës dhe çështje të tjera me femrat, ai u arrestua tetorin e kaluar për shkak të sherrit në një stacion autobusi.
Pavarësisht kësaj, klubi i dha atij vetëbesim, duke rinovuar kontratën e tij vitin e kaluar deri në verën e vitit 2023.