FOTO/ Zbulohet kuptimi i veçantë i tatuazhit “Katana 138” në shpatullën e Mirlind Dakut

Sport

FOTO/ Zbulohet kuptimi i veçantë i tatuazhit “Katana

Mirind Daku ishte heroi i mbrëmjes së djeshme i cili dyfishoi shifrat ndaj Polonisë. 

 

Ajo çfarë u vu re ishte tatuazhi i tij “Katana 138”, i cili është dedikim për një prej komandantëve më të shquar të UÇK, heroin Agim Ramadani!

Katana ra dëshmor më 11 Prill 1999 në Koshare.

FOTO/ Zbulohet kuptimi i veçantë i tatuazhit “Katana


Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës së Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe.

FOTO/ Zbulohet kuptimi i veçantë i tatuazhit “Katana

Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij.

Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

ME TE LEXUARAT