FOTO/ Grabitet përsëri shtëpia e Benzema

Sport

FOTO/ Grabitet përsëri shtëpia e Benzema

Nuk ka qenë një javë e mirë për Benzema.Në ndeshjen e fundit kundër Elches, sulmuesi u desh të largohej nga fusha i dëmtuar në minutën e 58-të.

Në pjesën e parë ai humbi penalltinë e tij të parë si pjesë e Real Madrid-it, dhe pas ndeshjes ai zbuloi se i kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe e kishin grabitur, sipas medias spanjolle ‘20 minutos’.

Sipas raportit, hajdutët hynë në shtëpinë përmes kopshtit, i vendosur në një kompleks shtëpish luksoze në San Sebastián de los Reyes, në një kohë kur shtëpia ishte bosh.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Benzema ka qenë edhe më parë viktimë e grabitjes në shtëpinë e tij dhe përsëri, kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje kur francezi ishte plotësisht i padisponueshëm. Hera e parë që ndodhi ishte në shkurt 2019 kur Karim dhe ekipi i tij doli kundër Barcelonës. Për momentin nuk dihen detajet e sendeve të marra nga grabitësit.

ME TE LEXUARAT