Florian Marku? Boksieri Hysa: Ai nuk është kampion as në Shqipëri, as në Angli!

Sport

Florian Marku? Boksieri Hysa: Ai nuk është kampion as në

Nelson Hysa, boksieri nga Shkodra, ishte i ftuar për të folur mbi karrierën e tij por dhe situatën e boksit në vend.

Teksa bisedonte mbi kampionët e Shqipërisë në boks, Nelson Hysa dhe këtë mendim mbi Florian Markun:

“Nuk di çfarë të të them. Çfarë kampioni? Mua nuk më pëlqen të flas për sukseset e askujt. E kanë trumbetuar edhe në media.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mund të jetë shumë sportist i mirë, i uroj gjithë të mirat. Nuk e njoh personalisht. Por kampion bote Shqipëria nuk ka.

Nuk e ka as afër atë kampion bote. Kështu që atij djali i uroj vetëm suksese, inshalla bëhet kampion bote.

Në atë peshë, janë sportist shumë të mirë që bëhen kampion bote.”

Teksa shprehu se nuk e njeh sportistin Marku dhe nuk ka asnjë kontakt me të, aq më pak xhelozi, Hysa shtoi:

“Ai nuk është kampion Shqipërie në asnjë federatë. As në Angli ku bën boks, as në Shqipëri. Të dali njëherë në Shqipëri, t’i marri me radhë.

Të dali kampion i Ballkanit, pastaj në Europë. Vetë jam i treti në Evropë.”/abcnews

ME TE LEXUARAT