Finalja e kupës së Greqisë në stadiumin “Air Albania”? FSHF del me njoftimin e fundit

Sport

Finalja e kupës së Greqisë në stadiumin “Air

Media të shumta greke publikojnë orët e fundit lajmin se Federata Shqiptar futbollit ka pranuar kërkesën e Federatës Greke që finalja e kupës së Greqisë në futboll të zhvillohet në Tiranë në 24 maj.

Ky zhvillim thuhet se ka ardhur pas refuzimit të ri të Policisë qipriote, dhe pala greke ka filluar kërkimin e stadiumeve në vendet fqinje të Ballkanit, si Serbi dhe Rumani, madje dhe Turqi. Por Stambolli dhe Beogradi duket se janë hequr ngaqë lista dhe më shumë shanse i jepen Bukureshtit dhe Tiranës.

Madje sipas informacioneve që publikohen, përgjigja e parë pozitive ndaj federatës greke ka ardhur nga federata shqiptare e cila thuhet se  është shprehur në mënyrë pozitive për mundësinë që ndeshja që do të vendosë për trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut të zhvillohet më 24 maj në stadiumin e ri të Tiranës  “Air Albania Stadium”), i cili ka një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh dhe ka pritur finalen e Konferencës së Ligës mes Romës dhe Feyenoord vitin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni ekzekutiv i Federatës greke i planifikuar për të diskutuar sot çështjen e finales së Kupës së Greqisë  u shty për të nesër (8/5), gjë që lë gjithçka të hapur për sa i përket vendit të zhvillimit.

 

ME TE LEXUARAT