FIFA përditëson renditjen e re të kombëtareve, ja ku pozicioni ku ndodhet Shqipëria

Sport

FIFA përditëson renditjen e re të kombëtareve, ja ku

FIFA ka publikuar renditjen e re të skuadrave kombëtare.

Shqipëria, që humbi 2-1 ndaj Italisë dhe barazoi 2-2 kundër Kroacisë në Euro 2024, nuk ka lëvizuar asnjë pozicion krahasuar me muajin e kaluar.

Kuqezinjtë e Sylvinhos mbetën të 66-t në botë, ndërkohë që Kosova ka humbur tri pozicione krahasuar me muajin maj.

Dardanët e Franco Fodës, të cilët humbën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë, tani mbajn pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria rikthehet në fushë të hënën e 24 qershorit kundër Spanjës në Dusseldorf. Sfidë ku vlen vetëm fitorja për t’u kualifikuar.

ME TE LEXUARAT