Festë dhe rekorde, Ancelotti dhe Benzema në historinë e Real Madrid

Sport

Festë dhe rekorde, Ancelotti dhe Benzema në historinë e Real

Real Madrid mposhti 2-0 Athletic Bilbao dhe fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në histori.

Luka Modric dhe Karim Benzema shënuan golat e fitores për “Los Blancos”, të cilët po zhvillojnë një sezon fantastik me Carlo Ancelottin në stol.

Ky ishte trofeu i parë që fiton 62-vjeçari në aventurën e dytë si trajner i Realit dhe i pesti në total me klubin e famshëm spanjoll.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Me suksesin e djeshëm në Arabinë Saudite, Ancelotti është kthyer në teknikun e parë italian që fiton Superkupën e Spanjës.

Rekord edhe për Karim Benzema, i cili po përjeton një rini të dytë tek ekipi ku luan prej vitit 2009.

34-vjeçari realizoi golin e 24-t sezonal, fitoi trofeun numër 19 me Realin dhe të 28-in në karrierë, duke u bërë lojtari francez me më shumë kupa të fituara në histori.

ME TE LEXUARAT