FANTASTIKE/ Shqipëria afër medaljes së dytë të bronztë, Islam Dudaev kalon direkt në finale

Sport

FANTASTIKE/ Shqipëria afër medaljes së dytë të

Shqipëria fitoi ditën e djeshme medaljen e parë Olimpike. Mundësi rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev ia doli të merrte medaljen e bronztë në disiplinën e mundjes me stil të lirë për peshën 74 kg.

Tashmë vendi ynë është në garë për medaljen e dytë në Lojërat Olimpike. Islam Dudaev ka kaluar direkt në finale dhe do të garojë për medaljen e bronztë

Mundësi i Shqipërisë siguroi finalen pasi kundërshtari i tij amerikan, Retherford nuk arriti dot peshën e duhur. Kështu flamuri shqiptar pritet të jetë sërish në podium.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“ZYRTARE! Islam Dudaev kalon direkt në finale pë Bronz. Mundësi i Shqipërisë siguron finalen pasi kundërshtari i tij amerikani Retherford, nuk arrin dot peshën”,- thuhet në postim.

ME TE LEXUARAT