Eurosporti e shkarkon komentatorin për shkak të komenteve për gratë në Paris 2024

Sport
Eurosporti e shkarkon komentatorin për shkak të komenteve për

Eurosporti e ka larguar një komentator veteran të sportit nga detyra si komentator i notit në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi ai kishte bërë komente seksiste për garueset e notit nga Australia.

Gazetari britanik Bob Ballard tha gjatë komentimit drejtpërdrejt, pasi Australia e fitoi medaljen e artë në 4x100 metra stil i lirë në not: “Epo, gratë e përfunduan. Ju e dini se si janë gratë... sorollaten, vënë grim”.

Bashkëkomentatorja e tij, Lizzie Simmonds, e cila garoi për Britaninë në Lojërat Olimpike Londra 2012, i reagoi atij gjatë transmetimit duke i përshkruar komentet e tij si “fyese”.

“Gjatë një segmenti në transmetimin e Eurosportit, komentatori Bob Ballard, bëri një koment të pavend”, tha Eurosporti në një komunikatë të dielën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për këtë, ai është larguar nga detyra e komentatorit menjëherë”.

Eurosporti i mban të drejtat kryesore për transmetimin e Lojërave Olimpike në Evropë dhe ka marrëveshje licencimi me rrjetet publike kombëtare.

Ballard është komentator i kamotshëm i Olimpiadës për BBC-në, e cila ka marrëveshje për të transmetuar një numër të kufizuar ngjarjes olimpike.

ME TE LEXUARAT