“Çështja Antony”: Edhe dy gra të tjera e akuzojnë brazilianin për sjellje të dhunshme

Sport

“Çështja Antony”: Edhe dy gra të tjera e

Antony e ka gjetur veten në sy të stuhisë, pasi po hetohet për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij, Gabriela Cavalin, ndërkohë që edhe dy gra të tjera e akuzojnë futbollistin për sjellje të dhunshme.

Sipas një raporti në Brazil të ribotuar nga “Athletic”, një grua e quajtur Raisa de Freitas paraqiti një raport policor kundër mesfushorit ndërkombëtar brazilian të Manchester United , në të cilin ajo pretendonte se ai kishte nevojë për trajtim spitalor. Ngjarja e dhunshme ka ndodhur, kur ajo ishte në makinën e Antony me një grua tjetër dhe një floktar, në një “vizitë” në një klub në Sao Paulo.

Gruaja e tretë, Ingrin Lana, 33 vjeç, pretendoi se Anthony e shtyu atë pas një muri dhe u përpoq të bënte seks me të kur ajo e vizitoi atë në shtëpinë e tij në Mançester tetorin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për “Record TV” të dielën, Lana tha: "Ai u përpoq të bënte seks me mua, por unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën. Qëllimi im ishte vetëm biznesi. Arrita atje, pas ftesës së tij, por e kuptova se ai kishte qëllime të fshehta. Unë nuk kam qenë kurrë e dashura e askujt,” - është shprehur ajo.

ME TE LEXUARAT