Episodet dhe sharjet me Xhakën, reagon trajneri serb

Sport

Episodet dhe sharjet me Xhakën, reagon trajneri serb

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, i cili u kap nga kamerat duke ofenduar shqiptarët pas golit të dytë të ekipit të tij, komentoi sherret në fushë mes lojtarëve të të dyja ekipeve, ku protagonist kryesor ishte Granit Xhaka.

Kur u pyet nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Granit Xhakës, Stojkovic u përgjigj: “Ndoshta, por nuk e di me siguri se çfarë ndodhi.

Nuk mund të them pse pati tension, ndonjëherë rritet tensioni dhe thuhen fjalë që nuk duhet. Por, nuk pati asgjë të madhe. Është normale për ndeshje të tilla”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, mohoi se çështjet politike ishin strumbullari i sherreve në fushë.

"Sot pashë vetëm që Granit Xhaka ishte i përqendruar 100% në lojë dhe luajti shumë mirë. Nuk e di me saktësi se çfarë ndodhi në fushë.

Pashë vetëm që lojtarët e stolit të Serbisë hynë në fushë dhe disa të tjerë që u munduan që t’i qetësonin.

Ndodhin në futboll këto, ndeshje si kjo kanë emocione. Nuk mund të presësh që mos të kenë emocione.

 

ME TE LEXUARAT