Emerson tregon tmerrin e rrëmbimit: Ishte gati të më qëllonte me armë, nuk erdhi vetëm për orën

Sport

Emerson tregon tmerrin e rrëmbimit: Ishte gati të më

Emerson Royal përjetoi një ngjarje të frikshme disa ditë më parë teksa doli nga një pub në vendlindjen e tij, Brazil. Ishte ora tre e mëngjesit kur futbollisti i Tottenham ra prej e një grabitësi i cili ishte i armatosur dhe mund t’i kishte shkaktuar një dëm të madh mbrojtësit.

Për fat të mirë, aty pranë u gjend një polic i cili edhe pse ishte jashtë orarit të detyrës, ndërhyri dhe plagosi keqbërësin. Së fundmi, Emerson ka treguar mbi ngjarjen e rëndë ndërsa thekson se grabitësi ishte gati ta qëllonte me armë, por në moment të fundit futbollisti ja doli ta shtynte keqbërësin për të bërë të mundur ndërhyrjen e oficerit të policisë.

“Në atë moment, për fat të mirë, Zoti mori kontrollin e mendjes sime. Sepse unë qëndrova shumë i qetë, iu afrova grabitësit duke i thënë të qetësohej sepse do t’i jepja atë që kërkonte. Kur iu afrova e vura re shikimin e tij djallëzor, menjëherë e kuptova se nuk ishte aty vetëm për të më marrë orën. Sapo ia dorëzova orën, ai bëri një hap pas dhe mbushi armën dhe u bë gati të më qëllonte. Por, në atë moment e shtyva dhe ai qëlloi në ajër.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai humbi ekuilibrin dhe polici ndërhyri. Në këtë moment filluan të shtënat, ishim rreth 15 njerëz aty pranë dhe fatmirësisht të shtënat nuk plagosën asnjë. Ai kishte një armë e cila nuk është e zakonshme për një bandit, madje as për policinë.

Ishte një situatë e cila mund të më kishte kushtuar jetën, por që tashmë do të më shërbej si një mësim për t’u treguar më i kujdesshëm. Tani jam qetësuar dhe e kam lënë pas atë ngjarje”, u shpreh Emerson Royal./ SuperSport

ME TE LEXUARAT