Çelsi ofron 100 milionë euro për Matajs De Ligtin, por refuzohet nga Juventusi

Sport

Çelsi ofron 100 milionë euro për Matajs De Ligtin, por

Çelsi e ka seriozisht për Matajs de Ligtin, me holandezin që shihet si dhurata e presidentit të ri për tifozët e bluve të Londrës. Madje, “Sportmediaset” thekson se është bërë edhe oferta e parë zyrtare nga ana e anglezëve:

100 milionë euro, por Juvja në mënyrë të pabesueshme e ka refuzuar.

Në Torino nuk dorëzohen për De Ligtin që nuk duket më shumë i lumtur te Juventusi, pas dy sezoneve të mbyllura në vendin e katërt.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pastaj, edhe joshja që ofrojnë klubet e Premier Ligës mund të kuptohet se është e madhe, ndonëse nëse Çelsi arrin që të rrisë ofertën deri në ato 120 milionët e klauzolës që përmban kontrata e De Ligtit me Juventusin.

Veshtirë se dikush do ta ndalojë këtë transferim të bujshëm këtë verë!

ME TE LEXUARAT