Egnatia rikthehet tek fitorja pas 7 ndeshjesh në kampionat, mund Kukësin

Sport

Egnatia rikthehet tek fitorja pas 7 ndeshjesh në kampionat, mund

Egnatia duket se i ka dhënë fund “mini-krizës” në kampionat, ku ka arritur të gjejë fitoren ditën e sotme në shtëpinë e saj përballë Kukësit.

Rrogozhinasit arritën t’i mposhtnin verilindorët me rezultatin minimal 1-0, ku goli i vetëm i takimit erdhi qënë minutën e ‘6 nga Zejnullai.

Ky gol i shpejt i dha qetësinë skuadrës së Edlir Tetovës, që e dominoi ndeshjen dhe arriti të menaxhonte rezultatin, ku shpërdoroi dhe disa raste të mira për të shënuar. Kukësi u përpoq deri në fund, por u ndal nga mbrojtja e vëmendshme e vendasve dhe portieri Sherri.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 54 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me vetëm 25 pikë.

ME TE LEXUARAT