E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares

Sport

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares

Robert Jashari, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Partizanit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeccare. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i FSHF, Armand Duka, i cili në rrjetet sociale shkruan:

“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.

Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe”.

Jashari, pas kishte lënë futbollin për disa vite, punoi edhe si trajner. Ai drejtoi skuadrën e Dajtit në fillim të viteve ’70, ndërsa më pas për katër sezone ishte në krye të Burrelit (31 Korriku quhej atëherë), për të kaluar në vitin 1985 te Kastrioti.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares

ME TE LEXUARAT