E bujshme nga Italia, Pogba rezulton pozitiv me doping

Sport

E bujshme nga Italia, Pogba rezulton pozitiv me doping

Paul Pogba pozitiv në një test dopingu. Ky është lajmi i fundit i bujshëm i raportuar nga corriere.it, sipas të cilit mesfushori i Juventusit rezultoi pozitiv në një test të kryer më 20 gusht pas hapjes së kampionatit ndaj Udinese-s.

Analizat e kryera, zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak dhe tashmë pritet konfirmimi zyrtar. Viti i kaluar nuk ka qenë aspak i mirë për lojtarin, me këtë të fundit që qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushe për shkak dëmtimesh.

ME TE LEXUARAT