E BUJSHME! Henry kthehet në futbollin italian pas 24 vitesh

Sport

E BUJSHME! Henry kthehet në futbollin italian pas 24 vitesh

Pasi kanë qenë bashkë te Arsenal, Cesc Fabregas dhe Tierry Henry do të jenë së bashku te Como. Vëllezërit Hartono zotërojnë aksionet e klubit italian dhe pasi arritën të firmosnin me mesfushorin spanjoll, mendohet se do të afrojnë ish-sulmuesin francez si aksioner të ri të klubit.

Siç raporton Sky Sport, Henry ka vendosur që të zbarkojë sërish në Itali, pas aventurës si futbollist 24 vjet më parë te Juventus. Te Como po zbarkojnë shumë yje të futbollit ndërkombëtar, pjesë edhe ish-lojtari i Chelsea-t Dennis Wise në rolin e CEO-s.  Projekti i familjes Hartono po bëhet gjithnjë e më interesant dhe tifozët ëndërrojnë rikthimin në Serinë A./dosja

ME TE LEXUARAT