Dy orë ndeshje, Partizani mund Tiranën me tensione

Sport

Dy orë ndeshje, Partizani mund Tiranën me tensione

Një ndeshje futbolli zgjat nëntëdhjetë minuta, por aq nuk ka zgjatur edhe takimi Partizani - Tirana, i cili u shoqerua me incidente dhe tensione.

Më shumë se dy orë ka zgjatur derbi i zhvilluar të hënën në në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Kjo për shkak të disa ndërprerjeve si pasojë e goditjes së portierëve dhe më pas edhe nga tymueset e hedhura.  

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndeshja që ka qenë në kuadër të javës së 24-t të Kategorisë Superiore është fituar nga Partizani. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0. 

Të kuqtë kanë fituar të dy pjesët. 

Mba (20') dhe Cara (80') kanë realizuar golat për "të kuqtë". 

Pas kësaj fitore Partizani merr kryesimin me 40 pikë, aq sa ka edhe Tirana në pozitën e dytë. 

ME TE LEXUARAT