Dy medalje për Shqipërinë nga mundësit e natyralizuar

Sport

Dy medalje për Shqipërinë nga mundësit e natyralizuar

Shqipëria po ka telashe për të fituar medalje në ngjarjet e rëndësishme me sportistët e saj dhe tashmë ka zgjedhur edhe mënyrën e natyralizimit. Dy sportistë të natyralizuar të martën kanë fituar medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Bëhet fjalë për mundësit Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev. Abakarov, që është nga Çeçenia e Rusisë, është afruar nga Federata e Mundjes e Shqipërisë dhe disa muaj më parë është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Ai fitoi të artën në kategorinë deri 65 kilogramë, duke e mposhtur në finale egjipitianin Yehia Hafez. Reprezentuesi i Shqipërisë filloi garimin në çerekfinale, ku e kaloi turkun Munir Recep Aktash. Ndaj tij fitoi 8:4. Ndaj serbit Stevan Miçiq ishte bindës duke fituar 9:0. Edhe në finale ishte bindës, fitoi 11:0.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë Islam Dudaev fitoi medalje bronzi në kategorinë deri 74 kilogramë. Dudaev humbi luftën e parë nga Samet Ak i Turqisë, 6:3. Por fitoi rastin në repesazh dhe fitoi 8:0 ndaj Abdelkader Ikkal të Algjerisë.

Kjo fitore i mjaftoi për medaljen e bronztë. Edhe Dudaev është nga Çeçenia, por që tashmë po fiton medalje për Shqipërinë.

Shqipëria tani ka zënë vend në listën e medaljeve në Lojërat Mesdhetare. Plot 19 shtete kanë fituar medalje deri të martën, në tri ditët e para të garave.

Shqipëria ndan pozitën e tetë me Maqedoninë e Veriut dhe San Marinon. Udhëheq Turqia me tetë të arta e 17 medalje gjithsej. Algjeria i ka gjashtë të arta e dhjetë gjithsej. I treti është Egjipti me katër të arta e 14 medalje gjithsej.

ME TE LEXUARAT