Dueli me polemika në Lojërat Olimpike, kundërshtarja u tërhoq pas 45 sekondash
Fitorja e transgjinores Imane Khelif kundër Angela Carinit në boksin e femrave ka shkaktuar polemika në Lojërat Olimpike të cilat po mbahen në Paris.
Carini u tërhoq 46 sekonda në duelin kundër Khelif pasi vendosi se nuk mund të vazhdonte më pasi u godit me dy grushte.
Khelif u lejua të garonte në Paris 2024 në fillim të këtij muaji, si dhe konkurrentja e Tajvanit Lin Yu-ting pasi u administrua nga një organ tjetër për Kampionatin Botëror.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas fitores së saj kontroverse, algjeriania theu heshtjen e saj në rrjetet sociale me një mesazh për fansat e saj.
Ajo ka shkruar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram: “Elhamdulilah. Fitorja e Parë”.
25-vjeçarja do të përballet me hungarezen, Anna Luca Hamori, pasi ajo mundi australianen Marissa Williamson me vendim me pikë, citon top channel.
Ndeshja e tyre do të zhvillohet të shtunën më 3 gusht në orën 16:22. Khelif iu shmang mediave pasi doli nga arena pas fitores së saj të diskutueshme kundër Carinit.