Do të sulmonin tifozët shqiptarë, arrestohen 50 huliganë italianë
Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar ditën e djeshme, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit.
Gazeta gjermane Bild shkruan grupi i tifozë italianë u arrestuan përpara ndeshjes, duke parandaluar kështu një sulm të mundshëm ndaj tifozëve shqiptarë.
“Rreth 50 huliganë italianë kanë tentuar të sulmojnë shqiptarët, duke u grumbulluar rreth 200 metra larg tifozëve kundërshtarë në Thier-Galerie”, shkruan gazeta Bild.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po sipas mediave gjermane, tifozët italiane ishin të armatosur me thika, ndërsa raportohet se ata do të qëndrojnë në qeli për 24 orë, më pas do të merret një vendim.
Mësohet se kjo ngjarje u parandalua nga disa gjentë civilë, të cilët më pas njoftuan koleget e tyre për të bërë arrestimet.