“Djokovic i mirëpritur”, Australian Open i hap derën, mësohen çerekfinalistët

Sport

“Djokovic i mirëpritur”, Australian Open i hap derën,

Novak Djokovic nuk do të penalizohet në Australian Open për vitin tjetër. I bindur për këtë është Craig Tiley, drejtori i këtij eventi. Ai sqaroi se tenisti serb, ende numri 1 në botë, nuk do të hedhë askënd në gjyq.

Gjithsesi, drejtori i turneut të Melbourne pranon se fjalën e fundit do ta thotë qeveria australiane, pasi Djokovic rrezikon 3 vite përjashtim nga ky shtet. Pra, organizatorët e Australian Open mirëpresin Djokovic, por fati i tij nuk varet nga drejtuesit e tenisit.

Ndërkohë, janë mësuar çerekfinalistët aktualë në Australian Open. Te meshkujt, pas avancimit një ditë më parë të Nadal, spikati fitorja e tenistit rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë dhe favoriti kryesor. Ai mposhti 3-1 amerikanin Maxime Cressy, në një ndeshje me rivalitet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Te femrat, surprizë eliminimi i tenistes rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, që u mund 2-1 nga francezja Alize Cornet. Më herët në çerekfinale ishte kualifikuar numri një në botë, australiania Ashley Barty.

ME TE LEXUARAT