Djimsiti nuk joshet nga Katari, mbrojtësi kuqezi refuzon propozimin e Al-Rayyan
Pavarësisht propozimit joshës të Al-Rayyan, Berat Djimsiti do të qëndrojë te Atalanta. Mbrojtësi i kombëtares, ka vendosur që të refuzojë skuadrën nga Katari, për shkak të dashurisë së madhe që ka për bergamaskët.
Së fundi, ishin shtuar së tepërmi zërat që e lidhnin Djimsitin me një largim të mundshëm nga Europa, por nuk do ndodhë kështu, ai do jetë nën urdhërat e Gasperinit për sezonin e ri që e pret ekipin.
31-vjeçari kontribuoi për klubin e Serie A në 37 ndeshje në sezonin e kaluar. Ai është pjesë e këtij grupi që në vitin 2017, periudhë në të cilën vinte nga Benevento.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.