Disa muaj nga Kupa e Botës, FIFA njofton se fillon që sot shitja e biletave

Sport

Disa muaj nga Kupa e Botës, FIFA njofton se fillon që sot shitja e

Faza e aplikimit të biletave për Kupën e Botës FIFA Katar 2022 fillon sot,  me çmime më të ulëta se ato të edicioneve të mëparshme, njoftoi FIFA në një njoftim për shtyp.

Një sistem llotarie lejon spektatorët e mundshëm ndërkombëtarë të blejnë bileta me çmime që fillojnë nga 69 dollarë, rreth një e treta më pak se ato të shitura për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Megjithatë, çmimi i një bilete për në finale mund të arrijë në 1607 dollarë. Organizatorët ende nuk kanë bërë të ditur se sa shikues do të mund të hyjnë në stadiume.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjatë kësaj periudhe të parë të shitjes, duke filluar nga sot në orën 13:00 dhe deri më 8 shkurt në orën 13:00, tifozët nga e gjithë bota do të mund të aplikojnë për bileta. 

 

ME TE LEXUARAT