Dështon Liverpooli, dy lojtarët sabotojnë njëri-tjetrin

Sport

Dështon Liverpooli, dy lojtarët sabotojnë njëri-tjetrin

Pesë humbje dhe vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Pesë humbje me radhë në shtëpi, diçka që nuk ndodhte në 129 vjet histori të klubit.

Tek Liverpool duket se i ka ardhur fundi ciklit fitues të ndërtuar nga Jurgen Klopp, me kampionët në fuqi që janë edhe jashtë zonës Champions. Ecuria e dobët dhe vendi i shtatë në Premier League është ndikuar nga problemet e Mohamed Salah dhe Sadio Mane. “Dy yjeve të ekipit po sabotojnë njëri-tjetrin, në garën për të fituar Këpucën e Artë”.

Kjo është deklarata e fort e ish-sulmuesit të Reds, Michael Owen. Salah kryeson listën e golashënuesve në këtë edicion të kampionatit anglez, me 17 gola, ndërsa Mane ka realizuar vetëm 7 herë, me Liverpool që renditet në vendin e shtatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reds kanë shënuar vetëm katër herë në gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League, me Salah që mes spekulimeve për largimin e mundshëm nga Anfield Road, qëndroi vetëm një orë në fushë kundër Chelsea. Teoria konspirative e Owen bazohet te episodet gjatë sfidës.

Sipas ish-sulmuesit, Mane mund të kishte fituar 11-metërshpas ndërhyrjes së Christensen, por sulmuesi zgjodhi të qëndronte në këmbë dhe provoi të shënonte. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e mëparshme ndaj Sheffield United.

Owen argumentoi gjithashtu se të dy lojtarët janë në rivalitet të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe në shumë raste nuk i pasojnë shokut, edhe pse ai mund të jetë në pozicion më të mirë shënimi.

Kriza e Liverpool është mbi të gjitha kriza e sulmuesve, që me lojën dhe golat e shënuar në vitet e fundit, bënin që mangësitë teknike dhe problemet e pjesës tjetër të skuadrës të anashkaloheshin.

ME TE LEXUARAT