Dështimi i kombëtares, Reja fajëson dëmtimet: Bëmë punë të mirë!

Sport

Dështimi i kombëtares, Reja fajëson dëmtimet: Bëmë

Trajneri Edoardo Reja ia hedh fajin te mungest e shumta per deshtimin e kombetares. Pasi eshte pyetur nëse është i kënaqur me ecurinë e Kombëtares, ai e pranon se vitin e fundit ekipi ka pësuar rënie por këmbënguli në faktin që ekipi nuk ka qenë i plotë.

“E goditëm portën 22 herë dhe nëse nuk arrijmë të shënojmë, ata të ndëshkojnë sepse janë një skuadër shumë fizike.

Kisha deri në 8 lojtarë të rëndësishëm jashtë edhe pse ata që ishin në fushë dhanë shpirtin. Gjasula që ishte më i forti fizikisht u largua, doli dhe Ismaili po ashtu, prandaj më vjen keq.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kur je në avantazh të një goli dhe je në superioritet numerik duhet të shënosh gol. Duhet të bëjmë të gjithë një ‘mea culpa’, duke nisur që nga unë i pari. Gjatë periudhës së fundit nuk kemi qenë të njëjtët krahasuar me periudhën e vitit të shkuar.

Por nuk duhet të harrojmë mungesat e shumta. Ka pasur një masakër totale. Kemi bërë një rrugëtim pozitiv edhe pse skuadra nuk më ka dhënë përgjigjet që kam pritur gjatë kohëve të fundit.

Nuk mund të flas për të ardhmen. Unë kam një kontratë deri në nëntor por vendimin e merr presidenti Duka dhe ndoshta do të takohemi që këtë javë.

Unë e ritheksoj që kemi bërë mirë edhe pse nuk kemi marrë maksimumin. Kemi bërë një punë të mirë në përgjithësi.

Nuk kërkoj justifikime por tani duhet të bëjmë një llogari dhe të dalim në përfundimet se cilët janë lojtarë që do t’i hyjnë në punë skuadrës në të ardhmen”, ka thene Reja.

ME TE LEXUARAT