“Der Klassiker” nuk e ndryshon fituesin, Bayeri nis shkëputjen

Sport

“Der Klassiker” nuk e ndryshon fituesin, Bayeri nis shkëputjen

Ka përfunduar super ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich në “Signal Iduna Park” në kuadër të javës së 14 të Bundesligës.

Ashtu si në 5 takimet ku këto dy skuadra janë përballur në të gjitha kompeticionet, fituesi është një, Bayern Munich.

“Bavarezët” jo pa vështirësi ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-3.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan rezultatin që në minutën e 5 me super gol të Bradt, por vetëm 4 minuta më vonë Lewandowski do të rikthente baraspeshën.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, miqtë kishin rezervuar edhe një suprizën të hidhur me Comman i cili përmbys gjithçka në të 44.

1-2 do të ishte rezultati i 45 minutave të para, teksa e dyta nis sërish më mirë për vendasit që gjejnë golin e barazimit me Erling Haaland në të 48’.

“Bavarezët” do të fitonin një penallti në minutën e 77 e cila do të kthehej në gol nga Leva, për të rikthyer epërsinë.

Vetëm 2 minuta më pas gjerat do të vështirësoheshinsë tepërmi për “të verdhët” pasi Rose ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.

Minutat e mbetura do të administroheshin me mjeshtëri nga skuadra e Nagelsmann e cila në fund ai del të marrë 3 pikët dhe të shkëputet në krye.

ME TE LEXUARAT