Broja: Është çmenduri kjo që po përjetoj, po mundohem të përmirësohem çdo ditë

Sport

Broja: Është çmenduri kjo që po përjetoj, po mundohem

Lojtari i momentit te skuadra e Southampton, është Armando Broja, me sulmuesin shqiptarë që është kthyer tashmë në lojtarin e preferuar të tifozëve.

Paraqitjet e tij në Premier League kanë treguar se talenti shqiptarë do të ketë një të ardhme të madhe, dhe se shumë shpejt nuk është çudi nesë do e shikojmë në majat më të larta të futbollit europian.

Mund të themi se hapat e parë drejt kësaj arritjeje i ka bërë, dhe Shqipëria është me fat ka në gjirin e saj një nga sulmuesit më të mirë që njeh historia e kombëtares shqiptare.


Broja në një intervistë të fundit për “Dailyecho”, thekson se ai e mban kokën ulur dhe se kërkon të përmirësohet çdo ditë, ndërsa shton se po e shijon shumë eksperiencën në Premier League.

“Po e shijoj shumë eksperiencën e këtij sezoni dhe deri tani ka qenë një çmenduri. Unë jam një lojtar i ri dhe është e mrekullueshme të kesh një shans për të shkëlqyer në Premier League, të kesh mundësinë të stërvitesh me lojtarë me eksperiencë dhe të bëhesh një futbollist më i mirë. Është një ëndërr e bërë realitet, po mundohem të përmirësohem çdo ditë dhe të mësoj më shumë.

Në Premier League ka gjithnjë shumë konkurrencë, është liga më e vështirë në botë. Edhe në organikën e skuadrës do të ketë gjithnjë konkurrencë, por nuk e kam problem. Unë do ta mbaj gjithnjë kokën ulur dhe do të mundohem të ndihmoj sa më shumë ekipin. Jam i lumtur për golin ndaj Brighton, por më kryesorja është rezultati që merr ekipi. Ishte për të ardhur keq që nuk morëm tre pikët. Ishte zhgënjyese që pësuam atë gol në fundin e ndeshjes”, ka deklaruar Broja.

ME TE LEXUARAT