Broja "pushton" mediat britanike, "The Guardian": Klube të tjera po interesohen për sulmuesin shqiptar

Sport

Broja "pushton" mediat britanike, "The Guardian": Klube

E ardhmja e Armando Brojës mund të vendoset brenda javës së ardhshme. Ky është lajmi që ka publikuar sot e përditshmja e njohur britanike “The Guardian”.

Gazeta thekson se si klubi i Southampton dhe i Chelsea kanë nisur bisedime konkrete për të vendosur se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e talentuar të përfaqësues shqiptare, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në Angli.

“Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 5 gola në kampionat që kur iu bashkua skuadrës së Ralf Hasenhutl në fillimin e sezonit dhe Southampton do të dëshironte të firmoste me lojtarin një kontratë jo në huazim.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare është apo jo pjesë e planeve afatgjata të Chelsea. Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Sauthempton e ndërgjegjshëm që klube të tjera do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm”, – shkruan “The Guardian”.

“Thomas Tuchel, i cili pa nga afër Brojën gjatë fazës përgatitore në verë, mund të dëshirojë të shohë nëse shqiptari është në gjendje të ketë një impakt në sezonin e ardhshëm te kampionët e Europës. Mendohet se Brojës do t’i jepet mundësia të tregojë aftësitë në ekipin e parë nëse ai do të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesit e Chelsea kanë vuajtur për të gjetur vazhdimësi në këtë sezon dhe Tuchel ishte kritik ndaj Romelu Lukaku pasi skuadra e tij u mund të shtunën 1-0 nga Manchester City”, – thekson ndër të tjera ky artikull i cili shtonte dhe se tifozët janë në krah të Brojës.

“Tifozët e Chelsea do të dëshironin që Brojës t’i jepet një shans. Ata kanë parë pjesëtarë të akademisë si Mount, James, Chalobah dhe Hadson-Odoi të tregojnë veten në ekipin e parë, por ishin të shqetësuar teksa shihnin të rinj të tjerë të largoheshin gjatë verës së fundit”, – tregon e përditshmja britanike në shkrimin e saj rreth sulmuesit kuqezi.

 

ME TE LEXUARAT