Barcelona “përzë” lojtarin Dembele: Largohu urgjentisht nga klubi, ke kohë vetëm...

Sport

Barcelona “përzë” lojtarin Dembele: Largohu urgjentisht

Barcelona ka “urdhëruar” Osmane Dembelen të kërkojë sa më shpejt ekip pasi e do jashtë klubit brenda janarit.

Edhe pse i kushtoi mbi 140 milionë euro, të paguara me nxitim te Borussia Dortmundit në vitin 2017, kur klubi gjerman një vit më parë për francezin kishte paguar vetëm 15 milionë te Rennes, Barcelona nuk e sheh më pjesë të projektit. Një dështim monstruoz për atë katalanas.

Në “Camp Nou” pasioni i tij i vërtetë për kauzën “blaugrana” është vënë gjithmonë në pikëpyetje. Tani në Barcelonë ata janë të lodhur nga mungesa e interesit të Dembélé për klubin katalan…

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sot në mëngjes sulmuesi nuk u përfshi në listën e skuadrës për udhëtimin në vendin bask dhe më pas Mateu Alemany, u paraqit para një kamere të klubit: “Dembélé duhet të largohet nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur. Që nga korriku i kemi bërë disa oferta dhe ai i ka refuzuar të gjitha. Ai nuk beson në projekt dhe për këtë arsye nuk është thirrur. Dhe tani ai duhet të shkojë”.

Gjithsesi, do të shohim nëse në 10 ditët e ardhshme do të vijë një ofertë që lojtari do ta konsiderojë të vlefshme.

ME TE LEXUARAT