Barcelona në krizë ekonomike, nxjerr dollapin e Lionel Messit në ankand
Barcelona është duke u përpjekur të dalë nga kriza ekonomike duke përdorur metoda të papara më parë, si shitja e objekteve të përdorura në stadiumin “Camp Nou” përmes një ankandi.
Ky ankand do të fillojë më 23 janar dhe do të mbyllet më 13 shkurt. Më i çmuari është dollapi i përdorur nga Lionel Messi, për të cilin do të kërkohet një ofertë minimale prej 350 mijë dollarësh.
Për dollapët e përdorur nga legjenda të tjera të klubit si Maradona, Guardiola, Piqué dhe Ronaldinho, çmimi fillestar është 100 mijë dollarë, ndërsa për atë të Dembele, i cili tani luan për PSG, çmimi fillon nga 2,500 dollarë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, do të jenë të disponueshme fotografi të skuadrave që fituan pesë Ligat e Kampionëve (1991-92, 2005-06, 2008-09, 2010-11, 2014-15), të cilat do të ekspozohen në dhomat e zhveshjes dhe në tunelin e stadiumit. Në total, vlera e objekteve në ankand është rreth 1 milionë euro, duke llogaritur vetëm çmimet fillestare.