Barazimi me Islandën, tifozët protestë ndaj kombëtares: Të ikë Reja

Sport

Barazimi me Islandën, tifozët protestë ndaj kombëtares:

Mbyllja në mënyrën më të keqe e edicionit te Ligës së Kombeve për Shqipërinë ka sjelle protesten e tifozeve!

Barazimi i pësuar nga Islanda në minutën e 97, la Shqiperine në vendin e fundit në grup me vetëm 2 pike të grumbulluara në 4 ndeshje të luajtura.

Rezultat negativ që me siguri do te reflektohet me largimin e trajnerit Edi Reja dhe ndryshimeve te tjera ne kombetare.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në fund te ndeshjes tifozet, vecanërisht ata më besniket, tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë kontestuar në kor jo vetëm trajnerin, por edhe lojtarët.

Si asnjehere me parë ata kane refuzuar te bisedojne me Etrit Berishen dhe Elseid Hysajn qe u afruan prane tyre.

Me pas i kane hedhur mbrapsht fanelat qe lojtaret tentuan tiu japin.

Nuk mungoi edhe hedhja e ndonje bidoni drejt lojtareve kuqezi te cilet ne kete situate jane larguar me koken ulur drejt dhomave te zhveshjes.

Tani pritet me siguri vetem konfirmimi per largimin e trajnerit italian i cili mori drejtimin e kuqezinjve ne 2019, por nuk arriti kurre rezultatet qe enderronim.

ME TE LEXUARAT