Aziatikët "macja e zezë" për Gjermaninë/ Japonia shtang 4 herë kampionët e botës, fiton me "remontada"

Sport

Aziatikët "macja e zezë" për Gjermaninë/ Japonia

Gjermania ka debutuar me humbje edhe në Botërorin e Katarit, duke u mundur 1-2 nga Japonia.

Skuadra e Hansi Flick ushtroi presion dhe pas disa rasteve të mira, përfitoi një penallti, pasi shte portieri japonez që ndërhyri në mënyrë të gabuar.

Nga pika e bardhë Gundogan nuk fali dhe 1-0 në minutën e 33-të. Gjermania nuk uli ritmin edhe në pjesën e dytë, pati shumë mundësi shënimi, por është Japonia që barazon në 75’ me Doan.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Tetë minuta më pas Asano shënon golin e dytë për japonezët. Duket se fati i keq i botërorit të fundit po e ndjek sërish këtë kombëtare, teksa në 2018 u leminua pikërish nga një aziatike, Koreja e Jugut. 

 

ME TE LEXUARAT