"Avullojnë" biletat për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Sport

"Avullojnë" biletat për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Ndërkohë që dje u luajt ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare për Ligën e Kombeve në Islandë, biletat për ndeshjen e dytë ndaj Izraelit vazhdojnë të shiten me një ritëm të shpejtë.

Shqipëria do të presë në “Air Albania” kombëtaren izraelite më datë 10 qershor dhe deri më tani “Panorama Sport” shkruan se janë shitur rreth 10 mijë bileta, teksa jemi katër ditë larg nga nisja e ndeshjes.

Për sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kjo bilete gjendet sektorët mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj.

Në tribunën kryesore çmimi është 10 mijë lekë të rinj.

ME TE LEXUARAT